Arrestohet aktori i ”Titanic”, sulmoi dhe kërcënoi ish- të dashurën

16:06 | 3 Qershor 2018
A. B.

Mark Chapman – aktori që luajti rolin e një djaloshi që ruan jetën e Rosë në ‘Titanik’, është arrestuar.

Sipas TMZ, Mark akuzohet se sulmoi ish të dashuën e tij, Tara Pirnia.

Tara kishte denoncuar rastin në polici dhe e njëjta kishte pretenduar se Mark kishte sulmuar atë, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar atij që të fshinte një material intim në celularin e aktorit,

Tara thotë se ai e ka hedhur në tokë dhe ka përdorur të dyja duart për ta kapur atë rreth qafës, madje sipas saj ai e ka kërcënuar me vrasje.

Ai u arrestua për sulme dhe u urdhërua të qëndrojë të paktën 200 metra larg saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme