Arrestohen mbi 200 anëtarë të ISIS-it në Turqi

14:36 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ditëve të fundit janë arrestuar 283 anëtarë të Shtetit Islamik në Turqi, thuhet në njoftimin e Departamentit të Policisë.

Sipas njoftimit, 96 prej të ndaluarve janë shtetas turq, të tjerët janë të huaj, transmeton portali arbresh.info

Më parë, policia e Stambollit tha se 117 operacione u zhvilluan në Stamboll kundër anëtarëve të ISIS-it nga gushti 2016 deri në gusht 2017, si rezultat i të cilave 648 persona u arrestuan.

Është raportuar gjithashtu se 940 persona u dëbuan nga Turqia si pjesë e luftës kundër Shtetit Islamik gjatë kësaj periudhe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme