Zyrtarët e Nikaraguas kanë njoftuar se policia e këtij shteti i ka arrestuar katër burra që dyshohen si anëtarë të grupit të Shtetit Islamik. Ata u kapën duke hyrë ilegalisht në territorin e Nikaraguas përmes kufirit me Kosta Rikën.
Identiteti i tre prej burrave të arrestuar lidhen me një paralajmërim të lëshuar nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, të cilat i kanë njoftuar shtetet e Amerikës Qendrore se këta tre xhihadistë të dyshuar ndodhen në territorin e tyre.
Në raporte thuhet se këta burra mund ta kishin planifikuar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara. Në mesin e katër personave të arrestuar, të cilët ishin të moshës nga 26 deri 41-vjeçare, janë dy me shtetësi të Egjiptit dhe dy të tjerë me shtetësi të Irakut. Ata tashmë janë deportuar në Kosta Rika.
Policia e Nikaraguas njoftoi se katër burrat e arrestuar kanë hyrë ilegalisht në territorin e këtij shteti përmes pikës së njohur si “La Guasimada”. Ata u arrestuan të martën në mëngjes sipas kohës lokale dhe u dërguan në Kosta Rika në mbrëmje.
Sipas dokumenteve që u janë gjetur këtyre katër personave, Mohamed Ibrahim, Mahmoud Eissa dhe Ahmed Al Jubury kanë hyrë në territorin e Nikaraguas më 9 qershor, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...