Dy francezë të radikalizuar u arrestuan nga autoritetet sllovene gjatë rrugës së tyre për në Siri, ku planifikonin t’i bashkoheshin ISIS-it.
Që të dy ishin nën vëzhgimin e qeverisë dhe bënin pjesë në listën e terroristëve, por se si ikën nga mbikëqyrja e policisë për t’iu bashkuar grupit terrorist ende nuk dihet, transmeton arbresh.info.
Dyshja nuk ishte e lejuar të dilnin nga Bayonne dhe duheshin të lajmëroheshin në stacionin policor të vendit disa herë në javë, por disi ia dolën të iknin, tha një zyrtar i qytetit.
Ata u arrestuan pas 900 miljeve udhëtimi në Evropë, deri në një pikë kontrolli në Slloveni./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...