Dy djem 14-vjeçarë janë arrestuar në Yorkshire Verior nën dyshimin e përgatitjes së aktit terrorist.
Adoleshentët janë ndaluar nga policia kundër terrorizmit dhe janë dërguar në stacion policor për intervistim, transmeton portali arbresh.info
Që nga arrestimet, janë kryer bastisje në një numër vendesh, që ishin të fokusuar në zonën e Romanby.
Një zëdhënës i policisë së Yorkshire Verior tha: “Policia e Yorkshire është duke mbështetur oficerët nga Policia kundër Terrorizmit në Lindjen e Veriut me hetimet dhe kërkimet e tyre.
“Zyrtarët besojnë se ky është një incident i izoluar dhe komuniteti më i gjerë nuk është në rrezik.
“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin e banorëve lokalë ndërkohë që hetimi vazhdon”.
Policia tha se kuptonin se njerëzit mund të shqetësoheshin nga aktiviteti dhe ishin “mirënjohës për durimin dhe mirëkuptimin e publikut”.
Mirëpo nuk është sqaruar se për çfarë akti terrorist bëhet fjalë./arbresh.info/
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...