Policia në Shqipëri tha të mërkurën se i ka arrestuar gjashtë persona, përfshirë dy ukrainas, si dhe i ka konfiskuar disa kilogramë kanabis dhe armë, në një operacion ndërkombëtar antidrogë në Detin Adriatik.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, tha më 16 gusht se trafikantët do të shkëmbenin në det kanabis sativa me lëndë të tjera narkotike.
Në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-punonjës i Policisë së Shtetit.
“Trafikantët i vunë flakën një veliere ku ndodhej drogë dhe pajisje të tjera, sapo pikasën policinë dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë”, tha Policia.
“Gjatë operacionit janë sekuestruar: dy armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”; 200 fishekë pistolete model 54; një automjet tip “Audi”; 4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike; 45.000 euro, 250.000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2.000 lira, 25 celularë; sasia 23 kg kanabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur; 1 mjet lundrues tip gomone”, njoftoi policia.
Policia tha se operacioni nisi në orën 22:00 të mbrëmjes së 14 gushtit dhe u përmbyll pasditen e djeshme në orën 18:00.
Policia sqaroi se aksioni nisi pas njoftimit se “një skaf u nis me shpejtësi nga Laguna e Patokut në Kurbin me drejtim jug-perëndimin”.
“Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, oficerët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike”, tha Bizhga.
Operacioni i koduar “Flakët e detit” i kryer nga Policia e Shtetit, është koordinuar dhe mbështetur nga Guardia di Finanza, Interforca italiane në Shqipëri dhe Frontex./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...