Arrestohen disa persona në Kirgizi, akuzohen për shitjen e foshnjave

12:59 | 15 Shtator 2018
Arbresh Info

Autoritetet e Kirgizisë kanë ndaluar disa individë mbi akuzat për shitje të foshnjeve të posalindura, duke përfshirë një rast ku stafi i spitalit u kishte thënë prindërve se foshnja ka vdekur gjatë lindjes.

Një hetim kriminal është hapur më 11 shtator kundër disa punonjësve në një spital të lindjes në kryeqytet – rasti i pestë këtë vit që përfshin tentim-shitjen e fëmijëve në Kirgizi.

Raportimet thonë se doktorët u kanë thënë prindërve menjëherë pas procesit të lindjes se foshnja ka ndërruar jetë, para tentimit për t’i shitur.

Raisa Asylbasheva, kryesuese e departamentit të Gjinekologjisë në Ministrinë e Shëndetësisë, i tha shërbimit qendror të Radios Evropa e Lirë se ministria ka formuar një grup punues për hetimin e këtij incidenti, duke përfshirë të gjitha spitalet në vend.

“Janë 1,600 gjinekologë dhe mami në Kirgizi, nuk mund të përcjellim atë çfarë secili mund të bëjë”, tha Asylbasheva, duke kërkuar nga opinioni që të paraqesin rastet me të cilat kanë mundur të përballen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme