Babai dhe vëllai i vogël i sulmuesit vetëvrasës Salman Abedi janë ndaluar nga shërbimet e sigurisë në Tripoli, sipas dëshmitarëve.
Tri automjete të blinduara arritën për të marrë Ramadan Abedi dhe një person tjetër, raporton Bloomberg, transmeton portali arbresh.info.
Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pasi Ramadani foli për atë se nuk beson që djali i tij e ka kryer krimin, duke insistuar që ai është i pafajshëm.
Ndërsa vëllai i madh i Salmanit, Ismail është arrestuar të martën nga policia britanike.
Zbulimi vjen pasi detektivët po hetojnë një “rrjet” të lidhur me sulmuesit vetëvrasës të Mançesterit, ndërkohë që më shumë detaje po fillojnë të dalin në lidhje me Salmanin./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...