Lidhur me protestat për rritjen e çmimit të karburanteve në Iran janë arrestuar 8 persona me arsyen se kanë lidhje me Agjencinë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga Ministria Iraniane e Inteligjencës thuhet se 6 nga personat në fjalë kanë zbatuar udhëzimet e CIA-s në protesta ndërsa 2 të tjerët kanë përcjellë informacione jashtë vendit.
Po ashtu në deklaratë pretendohet se personat kanë zhvilluar aktivitete si gazetarë dhe se kanë marrë mbështetje financiare nga CIA.
Populli iranian i cili po kalon ditë të vështira nga pikëpamja ekonomike edhe për shkak të sanksioneve amerikane, filloi protestat pas njoftimit më 15 nëntor për rritjen e trefishtë të çmimit të karburanteve.
Gjatë protestave të zhvilluara në shumë qyteteve të vendit janë dëmtuar ndërtesa publike, banka, pika të karburanteve ndërsa janë plaçkitur edhe dyqane. Ndërkohë janë arrestuar 7.000 persona për të cilët pretendohet se kanë lidhje me protestat.
Gjithashtu organizata Amnesty International ka njoftuar se në protesta kanë humbur jetën të paktën 143 persona.
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...