Policia e Franceze ka arrestuar ditën e sotme gjashtë persona, të cilët dyshohen se se kishin përgatitur një plan për të sulmuar presidentin Emmanuel Macron.
Sipas kanalit francez “BMF TV” të gjashtë personat mund të jenë anëtarë të ekstremit të djathtë, por akoma nuk është konfirmuar si informacion.
Sipas po të njëjtit burim, të arrestuarit janë vënë në pranga nga forcat anti-terroriste në tre vënde të ndryshme të Francës: në Isere, Vere dhe Ill-et-Vilaine, dhe ende nuk janë zbuluar identitetet.
Presidenti francez Emmanuel Macron foli para disa ditësh në një gazetë vëndase, gjatë një interviste për kërcënimet e lëvizjeve ekstreme në të gjithë Europën, duke theksuar se pikërisht vetëkënaqësia e popujve gjatë viteve ’30 ishte ajo që i hapi rrugën sundimit të Hitlerit në Gjermani dhe Musolinit në Itali.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...