Në njoftim theksohet se 550 anëtarë të forcave të policisë italiane dhe franceze morën pjesë në operacion dhe se 33 shtetas francezë dhe 13 italianë u arrestuan me akuzat e kontrabandës së drogës dhe pastrimit të parave
Policia evropiane (Europol) njoftoi se në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar janë arrestuar 46 anëtarë të grupit mafioz Ndrangheta nga rajoni jugor italian i Kalabrisë.
Në njoftim theksohet se 550 anëtarë të forcave të policisë italiane dhe franceze morën pjesë në operacion dhe se 33 shtetas francezë dhe 13 italianë u arrestuan me akuzat e kontrabandës së drogës dhe pastrimit të parave.
Europol theksoi se grupi mafioz Ndrangheta akuzohet për kontrabandë të kokainës dhe krime të tjera në rivierën franceze Cote D’Azur, Liguria italiane, si dhe në Spanjë, Belgjikë dhe Holandë.
Europol po zhvillon një luftë të vendosur kundër grupeve mafioze nga Italia, ndërsa në fillim të javës u arrestuan tetë anëtarë të famshëm Cosa Nostra të Siçilisë./AA/
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj