Ministria e Brendshme e Pakistanit ka njoftuar se ka arrestuar dhjetra militantë të dyshuar, të cilët India i akuzon për sulmin vetëvrasës në Kashmir i cili la të vrarë rreth 40 ushtarë indianë.
Në komunikatën e ministrisë së Brendshme të Pakistanit thuhet se janë arrestuar 44 militantë të dyshuar, përfshirë Mufti Abdul Rauf, që është vëllau i Masood Azhar, udhëheqësit të grupit militant “Jaish-e Mohammad”, shkruan Cnn përcjell arbresh.info.
Sulmi i 14 shkurtit shkaktoi një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në mes të Indisë dhe Pakistanit.
Të dy vendet ishin afër një lufte gjithëpërfshirëse kur javën e kaluar India ndërmorri sulm ajror ndaj bazave të militantëve brenda territorit të Pakistanit, ndërsa Pakistani iu përgjigj sulmit duke rrëzuar dy aeroplanë të Indisë si dhe duke rrëmbyer një pilot të cilin e liroi më vonë./ arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...