Katër anëtarë të një rrjeti terrorist që ka lidhje me ISIS-in janë arrestuar në Rusi.
Bëhet e ditur që ata planifikonin sulme ndaj sistemit publik të transportit në Moskë, transmeton portali arbresh.info.
“Shërbimi Federal Rus i Sigurisë ka ndaluar katër anëtarë të një grupi terrorist që përbëhet nga shtetas rusë dhe vende të Azisë Qendrore. Ata ishin duke përgatitur sulme terroriste në infrastrukturën e transportit të Moskës duke përdorur mjete të improvizuara”, thuhet në deklaratën e FSB.
Grupi ishte pjesë e organizatës terroriste të Shtetit Islamik dhe menaxhohej nga territori i Sirisë, shton deklarata.
Gjatë kërkimeve në shtëpitë e të ndaluarve, FSB thotë se ka gjetur një laborator të prodhimit të eksplozivëve./Arbresh.info
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...