Nëntëmbëdhjetë anëtarë të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik, të dyshuar për përgatitjen e akteve të sabotimit për të prishur referendumin e parashikuar të dielën, u arrestuan sot në Turqi, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency.
”Nëntëmbëdhjetë persona, 10 turq dhe nëntë sirianë u arrestuan në Izmir në kuadër të një hetimi për projektet e Shtetit Islamik që parashikonte të pengonte zhvillimin e qetë të referendumit për rritjen e pushteteve të presidentit Recep Tayyip Erdogan”, konfirmoi Anadolu Agency.
Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, u sekuestruan dokumente të shumta që lidhen me Shtetin Islamik dhe veshje të destinuara për luftime, sipas Anadolu, që shtoi se të dyshuarit ishin në kontakt me anëtarët e Shtetit Islamik në Siri.
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës