Shtatëmbëdhjetë punonjëse në Arabinë Saudite janë arrestuar, pasi morën pjesë në një ndejë Hallouini, njofton ministria e jashtme e Filipineve.
Gratë janë vendosur në paraburgim të premten nga oficerët e inteligjencës të cilët bastisën një ndërtesë në Riad, pasi fqinjët u ankuan për zhurmën, transmeton portali arbresh.info.
Nuk është ende e qartë se cilat janë akuzat.
Por ministria e jashtme bëri të ditur që ligji saudit ndalon gratë dhe burrat që nuk kanë lidhje mes vete të shihen bashkë në publik.
Ambasadori i Filipineve në Riad, Adnan Alonto, tha për ministrinë që informacioni paraprak tregon se organizatorët e festës ishin akuzuar për mbajtjen e një ngjarje pa leje dhe për shqetësimin e fqinjëve.
Gazeta Filipine Star përmendi një postim në Facebook nga një njeri i quajtur Humoud Al Fajrawi duke thënë se disa nga të pranishmit nuk e kishin kuptuar se ngjarja ishte me temën e “Natës së Shtrigave”.
Të dielën, zoti Alonto lëshoi një këshillë për të kujtuar komunitetin filipinas në Arabinë Saudite që “të mos organizohen ose të marrin pjesë në ngjarje apo tubime që nuk janë të miratuara ose pa leje” nga autoritetet lokale.
“Përveç kësaj, të gjithë kujtohen për të shmangur turmat e përziera, konsumimin e pijeve dhe mbajtjen e praktikave publike të traditave që lidhen me fetë të ndryshme nga islami, si Halloween, Shën Valentinit dhe Krishtlindjet”.
Arabia Saudite nuk toleron adhurimin publik nga besimtarët e feve, përveç Islamit./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...