Google ADS

Arrestohen 16 punonjës të Portit të Bejrutit

13:29 | 7 Gusht 2020
Arbresh.info

16 punonjës në Portin e Bejrutit u arrestuan në kuadër të hetimit i cili vazhdon që nga dita e martë kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm.

Në Liban, në kuadrin e hetimit arrestohen 16 persona punonjës në Portin e Bejrutit ku u përjetua shpërthimi i fuqishëm.

Në deklaratën e gjykatës ushtarake të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të vendit NNA, thuhet se 16 persona punonjës në Portin e Bejrutit u arrestuan në kuadër të hetimit i cili vazhdon që nga dita e martë kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm.

Hetimi përfshin çdo faktor që ka shkaktuar shpërthimin njoftohet në deklaratën në të cilën thuhet se “Në kuadrin e hetimit deri më tani janë marrë deklaratat e 18 personave përfshirë zyrtarët e Bordit drejtues dhe të administratës së Portit të Bejrutit, punonjësit e mirëmbajtjes dhe punonjësit e hambarit numër 12 ku ndodhi shpërthimi”.

Më 4 gusht në depon numër 12 ku ndodheshin lëndët plasëse në Portin e Bejrutit fillimisht shpërtheu një zjarr, ndërsa më pas ndodhi shpërthimi shumë i fuqishëm që tronditi të gjithë Bejrutin.

Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan, njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën në shpërthim është rritur në 135 dhe se ka rreth 5 mijë të plagosur dhe dhjetëra të humbur.

Qeveria e Libanit dje njoftoi se do të zhvillohet një hetim që do zgjasë 5 ditë lidhur me shpërthimin./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme