Policia pakistaneze ka arrestuar 14 burra të një fshati në provincën lindore të Punjab, pasi përdhuan një vajzë adoleshente duke e quajtur veprimin ‘hakmarrje nderi’.
“Këshilli i fshatit ka urdhëruar përdhunimin e një vajze 16-vjeçare si dënim, pasi vëllai i saj kishte përdhunuar një 12 vjeçar,” tha për AFP, një zyrtar policor, transmeton portali arbresh.info
Sipas policisë, një burrë iu afrua këshillit të pleqve lokal në fillim të korrikut dhe tha se motra e tij, 12 vjeç, ishte përdhunuar nga kushëriri i tij. Këshilli pastaj urdhëroi ankuesin që të përdhunonte motrën e pretenduar të kryerësit, i cili është 16 vjeç, si hakmarrje
Këshilli i pleqve në fshatrat pakistaneve është një institucion tradicional për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve në zonat rurale të vendit. Këshillat e tyre konsiderohet të paligjshme nga autorietet shtetërore.
Pakistani vazhdon të mbetet vendi me statistika të larta ku shumë vajza të reja përdhunohet si shenjë hakmarrje./Arbresh.info
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit