Disa arrestime janë bërë në Venezuelë pasi ushtarët u përpoqën të vinin në jetë një kryengritje kundër presidentit Maduro.
Zëvendëskryetari i Partisë Socialiste në pushtet, Diosdado Cabello, e quajti këtë një sulm terrorist. Gjithçka ndodhi në Valencia, në shtetin Karabobo, në veri perëndim të vendit.
Një video e postuar në mediat sociale, tregonte njerëz në uniforma që thonin se po ngriheshin kundër një tiranie vrastare. Ky nuk është një grusht shteti, por një veprim ushtarak dhe civil për të rikthyer rendin kushtetues, thonin ata.
Zyrtarët konfirmuan më pas se shtatë persona ishin arrestuar ndërkohë që mediat sociale folën edhe për të shtëna me armë zjarri apo këngë patriotike të kënduara në bazën ushtarake, transmeton tch.
Që nga muaji prill, në Venezuelë nuk ndalen protestat. Opozita akuzon presidentin Nikolas Maduro se po përpiqet të betonojë pushtetin e tij. Të shtunën, Asambleja e re Kushtetuese, mbajti edhe seancën e parë të saj dhe pa humbur kohë votoi shkarkimin e kryeprokurorit të vendit, një ish-aleat të presidentit Maduro të kthyer në kritik të tij.
Anëtarët e asamblesë u zgjodhën në një votim të shumëdebatuar të dielën e kaluar, në të cilin nuk mori pjesë opozita. Asambleja ka fuqinë që të rishkruajë Kushtetutën dhe dominon mbi Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...