Google ADS

Arrest shtëpiak për liderin e burgosur të opozitës në Venezuelë

14:32 | 8 Korrik 2017
arbresh.info

Gjykata e Lartë e Venezuelës thotë se lideri i opozitës, Leopoldo Lopez, është transferuar në arrest shtëpiak, raporton AP.

Gjykata tha në një deklaratë të shtunën herët se Lopez iu dha “masa humanitare” për arsye shëndetësore, transmeton arbresh.info.

Lopez 46-vjeçar ka qenë pas hekurave në një burg ushtarak për më shumë se tre vjet.

Në shtator të vitit 2015, ai ishte dënuar me 13 vjet e 9 muaj burgim, pasi akuzohej për nxitje të dhunës gjatë protestave të vitit 2014, të cilat i organizoi vetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme