Arreaza: Do të reagojmë ndaj çdo kërcënimi

18:02 | 16 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza, ka thënë se shteti i tij do të reagojë në mënyrë proporcionale ndaj çdo sulmi apo ndërhyrjeje kundër Venezuelës.

Në selinë e OKB-së, Arreaza tha se në këtë organizatë është formuar një grup i cili do të punojë për ta mbrojtur të drejtën ndërkombëtare. Arreaza kritikoi sanksionet ekonomike të SHBA-së ndaj Venezuelës.

Sipas kryediplomatit venezuelas, SHBA-ja zhvillon “luftë psikologjike” e cila rrezikon paqen dhe sovranitetin e vendit të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme