Titullin e arratisjes më të dështuar në histori e kanë marrë të burgosurit në Venezuelë, të cilët pasi hapën një tunel dhe kaluan muret e burgut, hasën në një grup prej 30 policësh që po bënin një stërvitje pak jashtë burgut.
Në videon e publikuar shihen disa nga 20 të burgosur që morën pjesë në këtë arrati, ku u kapën nga policët.
Sipas Daily Mail, llogaritja e gabuar, i shtyu të burgosurit të hapnin tunelin që çon në zonën e stërvitjes në selinë e policisë në kryeqytetin venezuelian, Maracaibo.
Pavarësisht se 30 oficerët ishin të paarmatosur, në një deklaratë zyrtare thuhet se “gjithçka u vu nën kontroll” me tre prej të burgosurve të plagosur lehtë kur tentuan të arratiseshin./tch
In Venezuela 🇻🇪, at PoliMaracaibo prison, some prisoners tried to escape a few days ago. They had been planning it for weeks, but they got caught by guards who were training nearby. 😂😂
pic.twitter.com/xHTwlfCcBT— Tom Valentino (@TomValentinoo) April 24, 2024
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së