Katër persona, një shqiptar dhe tre algjerianë, kanë mundur t’i shpëtojnë policisë dhe të arratisen nga komisariati pas arrestimit.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në lagjen “Neos Kosmos” në Athinë, Greqi.
Sipas mediave greke, katër të arrestuarit mundën të dilnin nga paraburgimi i komisariatit të policisë. Por, sapo dolën në rrugë, efektivët vunë re mungesën në qeli dhe sinjalizuan menjëherë largimin e tyre.
Shqiptari dhe tre algjerianët u gjetën në një ndërtesë pranë stacionit të policisë dhe u arrestuan përsëri. Emrat e tyre nuk janë publikuar nga mediat helene./Syri.net
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...