Një tufë prej 14 luanësh janë arratisur nga një park natyror në verilindje të Afrikës së Jugut, për çka autoritetet kanë paralajmëruar banorët të jenë më të kujdesshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet thanë se dyshojnë që luanët u arratisën nga Parku Kombëtar Kruger, zona më e madhe në vend ku jetojnë kafshët e egra.
Luanët u vunë re duke u endur rreth Phalaborwa Foskor Mine në provincën Limpopo pranë Mozambikut.
Përmes telefonit, zëdhënësi i Departamentit të Zhvillimit Ekonomik, Mjedisit dhe Turizmit, Zaid Kalla, për AA bëri të ditur se momentalisht janë shpërndarë rojtarë në terren për të monitoruar nga afër lëvizjen e tufës para se të merren veprime.
“Rojtarët po ndjekin prej nga ikën këta luanë, por 76 për qind e Parkut Kombëtar Kruger është e vendosur në provincën Limpopo”, tha Kalla.
“Punonjësit në Foskor Mine dhe anëtarët e publikut këshillohen që të jenë të vëmendshëm në çdo kohë”, paralajmëroi qeveria e Limpopo-s.
Qeveria e Limpopo-s ka mbajtur një takim me Parkun Kombëtar Kruger dhe me një palë tjetër të interesuar, ku u konkludua se luanët duhet të kapen dhe të lirohen në Parkun Kombëtar Kruger.
Lajmi për arratisjen e luanëve vjen dy ditë pasi një leopard vrau një djalë dy vjeçar në Parkun Kombëtar Kruger.
Sipas një deklarate, leopardi arriti të kalojë në një zonë të rrethuar të parkut dhe copëtoi djalin e një punonjësi të parkut.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?