Google ADS

“Aromë lufte”: Koreja Veriore do të “godasë” SHBA-të, nëse ato mbajnë stërvitje me Seulin

23:19 | 3 Mars 2018
Trina Galanxhi

Koreja Veriore ka kërcënuar SHBA-të, nëse Uashingtoni vendos të kryejë ushtrime të përbashkëta ushtarake me Seulin.

“Nëse SHBA-të përfundimisht vendosin të mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake, përderisa vazhdon të mbajë sanksione në Republikën Popullore Demokratike të Koresë”, ka deklaruar agjencia e lajmeve KCNA të Koresë Veriore, transmeton portali arbresh.info

“Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë këtë dhe duke të ushtrojnë kujdes”, vazhdon deklarata.

SHBA do të fillojë stërvitjet e përbashkëta me Suelin gjatë muajit prill, tha një këshilltar i sigurisë presidenciale në Korenë e Jugut më parë këtë javë. Plani ka zemëruar Korenë Veriore, e cila për vite me rradhë këto stërvitje i ka parë si kërcënim.

Pheniani gjithashtu ka deklaruar se është i gatshëm për bisedime me SHBA-të, por vazhdon të kundërshtojë kërkesat e Uashingtonit.

Deklaratat vijnë pas SHBA njoftoi me 23 gusht se do të impononte sanksione të reja mbi Phenianin, si përpjekje për të ushtruar presion në Korenë Veriore me qëllim që regjimi të heq dorë nga programet e saj të raketave bërthamore dhe balistike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme