“Armiku” i Orban, George Soros mbyll zyrat në Hungari

00:23 | 20 Prill 2018
Trina Galanxhi

Fondacioni i Shoqësisë së Hapur George Soros do të mbyllë zyrën e tij në Budapest dhe do të zhvendoset në Gjermani.

Arsyeja e zhvendosjes është “armiqësia politike” me të cilën përballet kjo organizatë në Hungari, transmeton portali arbresh.info

Zyra pritet të mbyllet deri në fund të gushtit dhe më pas do të tranferohet në Vienë ose Berlin.

Raporti erdhi një javë e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare hungareze, në të cilën partia konservatore anti-imigrante Fidesz, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, siguroi një fitore vendimtare.

Miliarderi dhe filantropisti amerikan George Soros, me origjinë nga Hungaria, është i njohur për të drejtat e emigrantëve dhe azilkërkuesve.

Orban ka akuzuar vazhdimisht miliarderin për manipulimin me punët e brendshme të vendit, si dhe për komplotimin për të përmbytur Europën me emigrantë, kryesisht nga vendet myslimane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme