Saeed Karimian, 45 vjeç, u qëlluan në zonën Maslak bashkë me ortakun e tij nga Kuvajti. Policia turke tha se mjeti i përdorur nga atentatorët u gjet më vonë i djegur, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen.
Kohë më parë, Karimian ishte gjykuar në mungesë në Teheran dhe u dënua me 6 vjet burg për propagandë kundër Iranit. Policia turke tha se presidenti i “Gem Tv” vdiq në vend nga plagët e marra, ndërsa ortaku i tij ndërroi jetë në spital.
“Gem Tv”, i cili dublon programe të huaja dhe perëndimore dhe i transmeton ato në Iran, është kritikuar ashpër nga autoritetet iraniane për transmetime që shkojnë kundër vlerave islamike.Ky kanal është akuzuar gjithashtu se përhap kulturën perëndimore.
Anëtarë të familjes së viktimës thanë se Karimian ishte kërcënuar ashpër nga regjimi iranian gjatë tre muajve të fundit dhe ai kishte vendosur që së shpejti të largohej nga Stambolli në Londër, ku jetonte.
Megjithatë, policia turke sugjeroi se vrasja mund të ketë lidhje me bizneset e viktimës. “Gem Tv”, i cili ka zyra në Londër dhe Dubai, është një prej disa kanaleve që transmetojnë në mënyrë ilegale në Iran dhe iranianët e etur për programe të huaja duhet të fshehin me mënyra të ndryshme antenat satelitore për t’i ndjekur ato.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...