Armët gjermane arrijnë në Ukrainë

23:03 | 25 Mars 2022
Trina Galanxhi

Armët shtesë të dërguara nga Gjermania mbërritën në Ukrainë për të ndihmuar forcat ukrainase në luftën e tyre kundër pushtimit rus.

Ngarkesa përmban rreth 1500 raketa të mbrojtjes ajrore Strela dhe 100 mitralozë MG3. Përveç kësaj, u dërguan rreth 8 milionë copë municione për armë të vogla, transmeton portal arbresh.info

Për më tepër, ndihma shtesë mbërriti për forcat e armatosura të Ukrainës, e cila përfshin furnizime mjekësore, rreth 350,000 pako ushqimore dhe 50 ambulanca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme