Armëpushim për 12 orë, Ukraina pranon propozimin e Rusisë për evakuimin e civilëve

10:45 | 9 Mars 2022
A. B.

Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim 12 orësh me Rusinë, në mënyrë që të bëhet i mundur evakuimi i banorëve nga territori ukrainas.

Armëpushimi zgjat nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të darkës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk. Ajo u shpreh se Ukraina do të pranojë rrugët ose korridoret humanitare të propozuara nga Moska, për të larguar qytetarët, raporton CNN

“I bëj thirrje Federatës Ruse: ju keni bërë një angazhim zyrtar publik”, tha ajo.

Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të arratiseshin përmes korridoreve humanitare në zonat e mëposhtme:

Energodar-Zaporizhia

Sumy-Poltava

Mariupol-Zaporizhia

Volnovakha-Pokrovsk

Izium-Lozova

Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kiev

Vereshchuk theksoi dy rrugë në veçanti, evakuimin e civilëve nga qyteti port i Mariupol dhe qyteti lindor i Volnovakha, të cilat të dyja janë rrethuar nga forcat ruse për disa ditë.

“Banorët e Volnovakha-s kthehen nga unë dhe më kërkojnë që të përmbush premtimin e Federatës Ruse sot, njerëzit duhet të jenë në gjendje të largohen nga vendet ku tani fshihen nga breshëri i raketave dhe zjarri shkatërrues që është duke i vrarë ata”, tha ajo.

Vereshchuk tha se do të ketë gjithashtu një operacion special për evakuimin e një jetimoreje pranë Kievit, në periferi të Vorzel. Ajo tha se atje ishin 55 fëmijë dhe 26 anëtarë të stafit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme