Armëpushim i përkohshëm për festën e Fitër Bajramit në Afganistan

17:37 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Qeveria afgane ka bërë të ditur se është arritur një armëpushim i përkohshëm me talibanët, por thotë se luftimet me militantët e tjerë do të vazhdojnë.

Presidenti Ashraf Ghani tha se armëpushimi një-javor përkon me fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe rrjedhimisht Bajramin. Talibanët ende nuk janë përgjigjur, transmeton portali arbresh.info.

Javën e shkuar ata mohuan që janë në bisedime të fshehta me zyrtarët afganë.

Dhjetëra mijëra afganë janë vrarë qëkur trupat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara i kanë detyruar talibanët të dalin nga pushteti në 2001.

Ofertat e mëparshme të bisedimeve për paqe dhe armëpushime nuk kanë arritur asgjë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme