Armenisë iu shkatërruan armë në vlerë 4,8 miliardë dollarë në luftën e Karabakut

15:53 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në luftimet e fundit për rajonin e Malësisë së Karabakut, 4,8 miliardë dollarë armë që i përkisnin Armenisë u shkatërruan në përpjekjet e saj për të mbajtur zonat që kishte pushtuar për gati 30 vjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akademikët në Universitetin Shtetëror të Ekonomisë të Azerbajxhanit (UNEC) llogaritën shkallën e humbjeve materiale të ushtrisë armene në armë dhe automjete gjatë luftës 44-ditore.

Ushtria azerbajxhanase, e cila nisi operacionet më 27 shtator për të çliruar Malësinë e Karabakut, i njohur gjithashtu si Nagorno-Karabakh, dhe provincat e tij përreth nga pushtimi armen, arriti të çlirojë tokat e saj duke i dhanë një goditje të dhimbshme ushtrisë së Armenisë.

Që nga dita e parë e operacionit, azerbajxhanasit kryen sulme të forta ndaj forcave armene si nga toka, ashtu edhe nga ajri.

Sipas deklaratave të oficerëve të lartë armenë pas arritjes së armëpushimit të mbështetur nga Rusia të nënshkruar muajin e kaluar, e cila iu raportua kryeministrit Nikoll Pashinyan, në vetëm në katër ditët e para të luftimeve, ishin të dukshme shenjat e shpërbërjes së forcave të Jerevanit përballë sulmeve të Azerbajxhanit.

Gjatë periudhës së okupimit, UAV-të e prodhuara nga Turqia në inventarin e Azerbajxhanit i shkaktuan dëmet më të mëdha ushtrisë armene, e cila ndërtoi linjat e saj mbrojtëse pas mureve të trasha të betonit.

Pas arritjes së armëpushimit që administrata e Jerevanit duhej të nënshkruante për shkak të përparimit të vazhdueshëm të Azerbajxhanit, duke çliruar tokat e saj nga pushtimi, humbjet e ushtrisë armene u bënë më të qarta, ku armët armene përfunduan në mbeturina skrapi pothuajse në çdo hap të rrugës.

Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone fqinje.

Kur përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Gjatë konfliktit, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe rreth 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi armen.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një rezolute gjithëpërfshirëse.

Armëpushimi shihet si një fitore për Azerbajxhanin dhe një humbje për Armeninë, forcat e armatosura të së cilës janë tërhequr në përputhje me marrëveshjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme