Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka bërë të ditur se Armenia ka filluar zhvendosjen e sistemeve të saj raketore S-300 nga kryeqyteti Jerevan në zonat kufitare përgjatë territorit të pushtuar të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Sipas informacionit tonë të inteligjencës, sistemet raketore kundërajrore S-300 që mbronin hapësirën ajrore të Jerevanit janë tërhequr nga detyra luftarake dhe po zhvendosen në drejtim të territoreve të pushtuara”, tha koloneli Vagif Dargahli, kreu i shërbimit për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Azerbajxhanit raportoi se koloneli Dargahli theksoi se sistemet raketore do të kenë të njëjtin fat si pajisjet e tjera ushtarake të shkatërruara nga ushtria e Azerbajxhanit në zonën e Malësisë së Karabakut.
Më tej, ai njoftoi se ushtria e Azerbajxhanit ka neutralizuar një tank tjetër të Armenisë në betejat rreth fshatit të pushtuar Goyarkh të rrethit Aghdara.
Koloneli azerbajxhanas tha se operacionet e ushtrisë së vendit të tij kanë “demoralizuar plotësisht” regjimentin e ushtrisë armene në Madagiz.
“Ushtarët e tyre janë në panik. Shumë prej tyre, përfshirë rezervat e sapo ardhura, po refuzojnë të bashkohen në betejë dhe po largohen nga zona luftarake”, tha Dargahli.
Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën herët kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajonin e pushtuar të Malësisë së Karabakut.
Sipas autoriteteve të Azerbajxhanit, deri më tani të paktën 12 civilë kanë vdekur dhe 35 të tjerë janë plagosur në sulmet armene.
Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli gjendje lufte në disa zona dhe më vonë autoritetet njoftuan mobilizimin e pjesshëm ushtarak.
Marrëdhëniet midis dy ish-kombeve sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.
Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.
Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA-të, u formua në vitin 1992 për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por deri më tani nuk është parë ndonjë rezultat.
Ndër të tjera, Franca, Rusia dhe NATO kanë bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të përleshjeve në rajonin e pushtuar.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...