Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në Uashington të dielën, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet, tha të shtunën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Armenisë.
Tensionet janë rritur sërish për rajonin e Nagorno-Karabakut që dy vendet pretendojnë se u takon.
Aty paqeruajtësit rusë u vendosën aty në vitin 2020 për t’i dhënë fund një lufte, e dyta që Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për enklavën që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Rajoni malor njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është populluar kryesisht nga armenë etnikë.
“Nga 30 prilli Ministri i Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan do të jetë në Uashington për një vizitë pune. Është planifikuar raundi tjetër i diskutimeve për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit,” tha zëdhënësja, Ani Badalyan në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm të takimit nga Azerbajxhani.
Pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim mes tyre, Armenia dhe Azerbajxhani ende nuk kanë arritur një marrëveshje paqeje që do të zgjidhte çështjet e pazgjidhura si përcaktimi i kufijve dhe kthimi i të burgosurve.
Azerbajxhani ngriti një pikë të re kontrolli të dielën e kaluar në rrugën për në Karabakh, korridori Lachin, në një lëvizje që Armenia e quajti një shkelje të rëndë të armëpushimit të vitit 2020./REL/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...