Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për armatosjen e forcave siriano-kurde që luftojnë kundër Shtetit Islamik.
Ai ka theksuar se ky plan do të përmbyset menjëherë pas takimit mes tij dhe presidenti të SHBA-ve, Donald Trump gjatë javës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info
“Shpresoj që ky gabim të mos ndodhë”, tha Erdogan në një konferencë shtypi në Ankara, transmeton portali arbresh.info.
“Ne duam të besojmë se aleatët tanë do të preferojnë të bashkohen me ne dhe jo me një organizatë terrosite”, shtoi ai.
“Unë shpresoj që Shtetet e Bashkuara të heqin dorë nga ky gabim”, tha Erdogan.
Recep Tayip Erdogan do të udhëtojë drejt SHBA-ve me 16 maj./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...