Arkeologët kanë zbuluar një ve pule pothuajse të paprekur e vjetër afro 1,000 vjet. Ajo u zbulua gjatë gërmimeve në qytetin Javne të Izraelit.
Veza është gjetur nga ekspertët e arkeologjisë dhe e nxorën nga një gropë septike.
Arkeologu Li Peri Gal, thotë se është një zbulim i rrallë si në Izrael ashtu edhe në botë.
“Fragmente të lëvores së vezës është interesant t’i gjeni, por tërë vezën është rast unik. Lëvorja e vezës është në gjendje të mirë që do të na mundësojë të nxjerrim ADN-në”, ka shtuar Gal.
Veza e gjetur i ka vetëm disa të çara në lëvore, nga ana e jashtme nuk ka munguar as edhe një copëz kur u nxor nga gropa septike. /arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK