Ky është momenti rrëqethës kur ariu që po qëndronte mbi një hoverboard në një cirk, sulmon trajnerin e tij para qindra spektatorëve që ishin kryesisht fëmijë të shoqëruar nga prindërit.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Rusi, kur kafsha e egër iu vërsul Sergei Prichinich, 48-vjeç, të cilin e rrëzon në tokë.
Trajneri i ariut mezi arriti të lirohet, derisa ariu i quajtur Donut dhe peshon qindra kilogramë – ia thyen shkopin me të cilin tentonte ta vente nën kontroll.
Megjithatë, ishin punonjësit e tjerë që e goditën me shkopinj ariun për t’i dalë në ndihmë kolegut të tyre.
Por ky incident ka mundur të përfundojë me fatalitet po të mos e ruante trajneri rus gjakftohtësinë.
Trajneri është dërguar në spital për trajtim, kurse nga cirku kanë mohuar një gjë të tillë me qëllim që të mos u prishet imazhi. /Telegrafi/
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...