Google ADS

Ariu “njeri” bëhet viral, 20 mijë vizitorë çdo ditë në kopshtin zoologjik

07:04 | 3 Gusht 2023
E.H

Reklama e keqe nuk ekziston dhe kjo gjë faktohet edhe njëherë.

Një kopsht zoologjik në Kinë është mbipopulluar nga vizitorët pas postimeve në rrjet ku u aludua se një prej arinjve të diellit të tij, në fakt ishte një njeri i maskuar më së miri.

Fotot e ariut Angela teksa qëndronte në këmbë dhe përshëndeste të pranishmit bënë njerëzit të dyshonin nëse ishte i vërtetë apo jo, por kopshti zoologjik e mohoi kategorikisht këtë gjë.

Madje, drejtuesit e tij shkuan dhe më tej dhe ftuan gazetarët dhe kuriozët që të shkonin dhe të shihnin me sytë e tyre këtë ari. Dhe mesa duket ftesa dhe dyshimi çuan në shtimin e njerëzve që vizitojnë kopshtin zoologjik.

Sipas raportimeve më të fundit në ditët e fundit mbi 20 mijë persona kanë shkuar për të parë ariun e diellit “njeri”./A2

Të ngjashme