Një ari gri, i njohur ndryshe edhe si ariu i thinjur, lloj që jeton kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ka mbytur një grua 65-vjeçare në Montanta të ShBA-së, pasi e nxori nga tenda në të cilën ndodhej.
Leah Davis Lokan, infermiere nga qyteti Chico, ishte duke marrë pjesë në një udhëtim të gjatë me biçikleta dhe ishte ndaluar në qytezën perëndimore të Montanës, Ovando, të hënën, para se të sulmohej në mënyrë fatale nga kafsha e egër, thanë zyrtarët e këtij shteti të ShBA-së.
Ariu e nxori gruan nga tenda në orët e vona të së martës dhe e mbyti para se njerëzit që ishin në udhëtim me viktimën të përdornin sprej kundër arinjve për ta detyruar ariun që të largohej, thuhet në deklaratën e zyrtarëve në Montana.
Zyrtarët thanë se Lokan u kafshua për vdekje gjatë ardhjes së dytë të ariut në vendin e kampingut, shkruan Independent.
Asaj dhe dy çiklistëve të tjerë fillimisht iu prish gjumi rreth orës 3 të mëngjesit. Ata e larguan ushqimin nga tenda dhe e siguruan atë para se të shkonin të flinin përsëri, thanë zyrtarët.
Policia lokale tha se rreth orës 4 e 15 minuta të mëngjesit, autoritetet pranuan një thirrje me të cilën u informuan për sulmin e ariut.
Përderisa zyrtarët po i hetojnë rrethanat e sulmit, ata gjithashtu kanë filluar që me helikopter ta kërkojnë ariun që e sulmoi gruan. Një zyrtar tha se ariu do të vritet, nëse gjendet.
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...