Google ADS

Ariu gjigant doli papritmas nga mali, sulmoi ekipin mjekësor indian

17:24 | 25 Shtator 2021
Arbresh.info
Në pusi i ka zënë pesë persona një ari gjigant, i llojit himalayan, duke i sulmuar rëndë gjatë javës së kaluar. Rasti ka ndodhur në Chamoli, zonë e Uttarakhandit në Indi, ku autoritetet u njoftuan që të dalin në vendngjarje dhe të tentojnë ta ndalin ariun.
Një ekip veterinarësh dolën në zonë dhe arritën ta qetësonin kafshën, derisa paraprakisht kjo e fundit rezistoi duke i sulmuar. Ekipi përdori një rrjetë për ta neutralizuar ariun himalayan.

Raste të tilla të sulmeve thuhet se janë të shpeshta, pasi ky lloj i ariut është i shpeshtë në malet indiane. Ariu i zi himanalyan është në listën e kafshëve të rrezikuara.

Ai zbret gjatë dimrit në hapësira të banuara me njerëz në kërkim të ushqimit.

Fiziologjikisht, ariu Kodiak është shumë i ngjashëm me nënspeciet e tjera të ariut të murrmë, të tillë si ariu i thinjur kontinental dhe ariu i zhdukur i Kalifornisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme