33-vjeçari Nicola Bruno Corradi Soliman dhe 59-vjeçari Horacio Hugo Corbacho Blanck u akuzuan për abuzim seksual të fëmijëve në Institutin Antonio Provolo në qytetin argjentinas Mendoza.
Një gjykatë argjentinase ka dënuar dy priftërinj me mbi 40 vjet burg për abuzimin e fëmijëve të shurdhër në një shkollë të mesme katolike, transmeton Anadolu Agency (AA).
E përditshmja La Nacion raportoi se 33-vjeçari Nicola Bruno Corradi Soliman dhe 59-vjeçari Horacio Hugo Corbacho Blanck u akuzuan për abuzim seksual të fëmijëve në Institutin Antonio Provolo në qytetin argjentinas Mendoza.
Corbacho u dënua me 45 vjet heqje lirie, ndërsa Corradi me 42 vjet. Të dy u arrestuan në vitin 2016.
Po ashtu një nëpunës në shkollë, 49-vjeçari Armando Ramon Gomez Bravo, u dënua me 18 vjet burg.
Gjykimi filloi më 5 gusht dhe 42 dëshmitarë, përfshirë viktimat, dhanë dëshmi në gjykatë.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...