Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern është zotuar të mos e përmend më kurrë emrin e sulmuesit të xhamive në Christchurch.
“Ai ka kërkuar shumë gjëra nga akti i terrorizmit, por njëra ishte fama, për këtë nuk do të më dëgjoni kurrë të përmend emri e tij”, tha Ardern në një adresim emocional para parlamentit, transmeton portali arbresh.info.
Sulmi i së premtes në dy xhami la 50 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Australiani Brenton Tarrant, një supremacist i vetë-shpallur është akuzuar për vrasje.
Znj. Ardern tha: “Ju lutem, flisni për emrat e atyre që kanë humbur, në vend të emrit të njeriut që i mori ato, ai është një terrorist, ai është kriminel, është ekstremist, por ai, kur flas , do të jetë i pa emër”.
Në një takim të veçantë të parlamentit të martën, zonja Ardern përdori përshëndetjen arabe “Al-Salaam Alaikum”, e cila në shqip do të thotë “paqja qoftë mbi ju”.
Kryeministrja u bëri thirrje platformave të mediave sociale që të bëjnë më shumë për të luftuar terrorizmin, pasi njeriu i armatosur në Christchurch transmetoi direkt sulmin e tij në Facebook./Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...