Arabia Saudite vlerëson “ashpërsinë” e Trumpit ndaj Iranit

21:51 | 13 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Arabia Saudite ka përshëndetur politikën e re të SHBA-ve ndaj Iranit dhe ka theksuar se zbutja e sanksioneve do të kishte lejuar Iranin të zhvillonte programin e raketave balistike dhe të rriste mbështetjen e saj për grupet militante.

Mbretëria saudite tha se Irani ka përfituar nga të ardhurat financiare shtesë për të mbështetur lëvizjen libaneze Hezbollah dhe grupin Houthi në Jemen, transmeton portali arbresh.info

Presidenti Donald Trump ka njoftuar për sanksione të reja mbi Iranin, të cilat prekin Gardën Revolucionare.

Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë thane se e mbështesin politikën e re të Uashingtonit ndaj Iranit dhe janë zotuar që të bashkëpunojnë për të luftuar mbështetjen e Iranit ndaj ekstremizmit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme