Arabia Saudite e ka kufizuar pelegrinazhin e haxhillëkut vetëm për banorët e vet dhe ka vendosur kufi prej më së shumti 60 mijë pelegrinëve për shkak të pandemisë së koronavirusit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.
Madje, ministria që e menaxhon pelegrinazhin e famshëm njoftoi përmes një deklarate se edhe brena këtij numri të kufizuar, të drejtë për ta kryer haxhillëkun do të kenë vetëm personat mes moshave 18 e 65-vjeçare që e kanë marrë vaksinën kundër sëmundjes Covid-19.
Arabia Saudite edhe vitin e kaluar u detyrua që ta anulonte pelegrinazhin e haxhillëkut pas përhapjes së virusit të ri, që i detyroi qeveritë të vendosnin masa të rrepta në lirinë e lëvizjes.
Para pandemisë, më 2019, në këtë pelegrinazh morën pjesë rreth 2.5 milionë njerëz nga e mbarë bota.
Anulimi i haxhillëkut e dëmton në masë të konsiderueshme ekonominë e Arabisë Saudite. Në vitin 2019, përos 2.5 milionë njerëzve që morën pjesë në haxhillëk, 19 milionë morën pjesë në umra. Gjithsej, Mbretëria realizoi të hyra prej rreth 12 miliardë dollarësh nga këta pjesëmarrës./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...