Mbrojtja ajrore e Arabisë Saudite ka deklaruar se ka kapur dhe ka shkatërruar një raketë balistike të nisur nga Jemeni, që për synim kishte krahinën saudite të Jazanit.
Sipas deklaratës, sulmi ka ndodhur rreth orës 8:20 të mëngjesit (sipas kohës lokale), transmeton portali arbresh.info
Për shkak të përgjimit të suksesshëm, jeta e përditshme në Jazan, që ndodhet pranë pjesës më perëndimore të kufirit Saudite-Jemeni, nuk është ndërprerë në asnjë mënyrë, transmeton raporti i lajmeve Al-Arabiya.
Sulmi vjen pas ditë pasi sauditët kapën një raketë tjetër që vuri në shënjestër provincën e Najranit dhe disa ditë pasi ekspertët e OKB-së pohuan se Irani shkeli embargo e armëve të OKB-së të imponuara ndaj Jemenit.
“Irani ka furnizuar Houthin me raketa me qëllim për të shënjestruar Arabinë Saudite”, citohet të ketë thënë ministri i jashtëm saudit, Adel el-Jubeir./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...