Mbretëria e Arabisë Saudite, me lëvizjet e saj historike, ka marrë vendim që të lejojë gratë të marrin pjesë në shërbimin ushtarak.
Vendimi vjen si pjesë e programit shoqëror të Vizionit 2030 të Arabisë Saudite të nisur nga Princi i Kurorës Saudite Mohammad bin Salman, transmeton portali arbresh.info
Gratë në Rijad, Makkah, al-Qusaim dhe al Madina mund të aplikojnë për gradën e ushtarit, njoftoi divizioni i Sigurimit të Përgjithshëm Saudit përmes një deklarate.
Për të aplikuar për t’u bërë ushtare, gratë duhet të plotësojnë 12 kushte që janë: të jenë më origjinë saudite, të rritura në Mbretëri, përjashtim për ata që janë rritur jashtë vendit, nëse prindërit kanë punuar me ndonjë mision qeveritar, të jenë 25 deri në 35 vjeç, të kenë të mbaruar shkollën e mesme, të kryejnë një kontroll mjekësor, etj.
Gratë që janë të martuara me burra jo-sauditë nuk lejohen të aplikojnë.
Më parë këtë muaj, Eqbal Darandari, një anëtar i Këshillit Shura Saudit, bëri thirrje për rekrutimin e grave për një periudhë prej të paktën tre muaj deri në një vit duke shtuar se të gjithë qytetarët duhet të jenë të gatshëm për të shërbyer për vendin e tyre, raporton Al Arabiya.
Si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse, gratë tani janë në gjendje të aplikojnë për punë si police trafiku dhe në kontrolin e trafikut ajror./arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...