Gratë në Arabinë Saudite mund të shkojnë në ushtri, edhe vendimi i fundit i Princit Mohammed bin Salman mbi modernizimin e mbretërisë.
Dyert e ushtrisë tani janë të hapura për pjesëtarët e seksit të bukur në të gjitha shërbimet ushtarake, si këmbësori, detyra ajri, deti, në sistemet raketore dhe shërbimet mjekësore, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Gratë do të jenë në gjendje t’i bashkohen ushtrisë dhe të marrin grada të larta, me kusht që të jenë midis 21 dhe 40 vjeç dhe të mos kenë asnjë rekord penal.
Kushti tjetër është që ato të mos jenë të martuara me shtetas të huaj dhe duhet të kenë të paktën të kryer shkollën e mesme, në mënyrë që të aplikojnë për hyrjen në ushtri.
Në Arabinë Saudite, tani është bërë e zakonshme që gratë të punojnë në arka në dyqane, si kamariere, e cila ishte e ndaluar për ta deri vonë, sipas gazetës britanike./arbresh.info/
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...