Arabia Saudite rinovon fetvanë kundër POKEMONIT

09:49 | 21 Korrik 2016
Arbresh.info

Arabia Saudite ka rinovuar fetvanë kundër Pokemonit sepse promovon besime “blasfemike” dhe “jo-islamike” për teorinë e evolucionit natyral.

Këshilli i lartë i mbretërisë saudite ka përforcuar ndalimin e saj 15-vjeçar për aplikacionin i cili po vazhdon të tërheqë miliona përdorues në mbarë botën, transmeton arbresh.info.

Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj Fetarë tha se ka rinovuar dekretin e vitit 2001 kundër lojës me karta Pokemon, sepse bie ndesh me besimin islam që evolucioni është një mit i rrezikshëm.

Është argumentuar ndalesa përmes evolucionit të krijesave në lojë, të cilëve u jepen kompetenca të veçanta, të cilësuara si blasfemi, gjë e cila është e ndaluar në të drejtën islame./arbresh.info

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme