Vrasësit e dyshuar të gazetarit Jamal Khashoggi do të ndiqen penalisht në Arabinë Saudite, tha mbretëria, duke refuzuar thirrjet e Turqisë për ekstradimin e tyre.
Ankaraja ka kërkuar që 18 sauditët e dyshuar të dorëzohen tek prokurorët turq që janë duke hetuar vrasjen e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll me 2 tetor, transmeton portali arbresh.info.
Të dyshuarit përfshinë një ekip të sigurisë prej 15 personave që Turqia pretendon se kanë udhëtuar vetëm disa orë para se të kryhej vrasja makabre.
Por ministri i jashtëm i Arabisë Saudite Adel al-Jubeir sot tha se hetimi do të marrë kohë dhe ka kritikuar të ashtuquajturën ‘histeri mediatike’ për vdekjen e Khashoggit.
“Mendoj se njerëzit kanë fajësuar Arabinë Saudite me një siguri të tillë para se të përfundojë hetimi”, tha ai.
“Ne jemi duke bërë përpjekje për të zbuluar çfarë ndodhi. Ne e dimë që një gabim është bërë. Ne e dimë që njerëzit kanë tejkaluar autoritetin dhe e dimë që jemi duke i hetuar ata.
“Individët janë shtetas sauditë. Ata janë arrestuar në Arabinë Saudite dhe hetimi është në Arabinë Saudite dhe do të ndiqen penalisht në Arabinë Saudite”, citohet të ketë thënë ai.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij kishte më shumë informacione se sa kishte ndarë deri tani për vrasjen e Khashoggi, gjë e cila ka tensionuar marrëdhëniet e Riadit me Perëndimin./Arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...