Arabia Saudite planifikon të ndërtojë një qytet futuristik prej 500 miliardë dollarësh

20:34 | 24 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Princi i fuqishëm i Arabisë Saudite ka njoftuar se ka plan të ndërtojë një qytet futuristic të drejtuar tërësisht në burimet alternative të energjisë dhe tha se mbretëria duhet të kthehet në “Islam të moderuar”.

Projekti “Neom” prej 500 miliardë dollarësh, i parashikuar si një qendër për novacionin tekonologjik, do të financohet nga fondi i pasurisë sovrave të mbretërisë, që do të mbikqyret nga princi, qeveria saudite dhe një sërë ivenstitorësh privatë, transmeton portali arbresh.info

“Ky vend nuk do të jetë për njerëzit konvencional apo kompanitë konvencionale”, tha princi i kurorës, Mohammed bin Salman. “Ky vend do të jetë për ëndërruesit e botës”.

Kjo është masa e fundit befasuese nga Arabia Saudite, një vend që për dekada u karakterizua nga reforma të ngadalta dhe nga premtimet që nuk u arritën.

Prince Mohammed ka theksuar se reformat që janë duke ndodhur në Arabinë Saudite janë duke e ndryshuar vendin.

“Ne duam që të kthehemi aty ku kemi qenë, te Islami i moderuar”, tha ai.

Arabia Saudite së fundmi ka befasuar duke lejuar gratë që të vozisinin makinat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme