Arabia Saudite planifikon ndërtimin e resorteve turistike në Detin e Kuq

22:06 | 1 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Arabia Saudite ka filluar një projekt masiv të zhvillimit të turismit në Detin e Kuq.

Ajo shpreson që me fillimin e vendpushimeve luksoze të tërheqë turistë të huaj dhe vizitorë vendas, si pjesë e përpjekjeve të rritjes ekonomike, pasi çmimet e naftës janë në rënie, transmeton portali arbresh.info

Marrja e vizave turistike do të lehtësohet nga autoritetet, megjithatë nuk është e qartë nëse kodet e veshjes dhe kufizimet tjera në mbretërinë konservatore do të lehtësohen.

Alkooli, kinematë dhe teatrot janë të ndaluar në Arabinë Saudite.

Gratë duhet të veshin rroba të gjata, të njohura si ‘abayas’ në publik, si dhe për duhet të vendosin një shami. Ato nuk lejohen të udhëtojnë shpesh dhe për të bërë një gjë të tillë duhet të marrin leje nga një kujdestar mashkull.

Ndërtimi i vendpushimeve të reja pritet të fillojë në vitin 2019. Faza e parë do të përfshijë ndërtimin e një aeroporti të ri, si dhe hotele luksoze dhe strehim. Ndërtimet në Detin e Kuq priten të përfundojnë në vitin 2022./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme