Ministria e Brendshme saudite njoftoi se janë vendosur ndalesa të reja për fluturimet me qëllim për të parandaluar përhapjen e COVID-19 që ka pësuar mutacion
Arabia Saudite ka pezulluar edhe me 4 vende të tjera trafikun e saj ajror për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) që ka pësuar mutacion, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme saudite njoftoi se janë vendosur ndalesa të reja për fluturimet me qëllim për të parandaluar përhapjen e COVID-19 që ka pësuar mutacion.
“Në kuadër të kësaj janë pezulluar fluturimet e avionëve në vend nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia, Vietnami dhe Afganistani. Fluturimet nga Arabia Saudite drejt këtyre vendeve në fjalë do të zhvillohen me leje”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Ministria e Brendshme edhe në muajin shkurt njoftoi pezullimin e udhëtimeve drejt Arabisë Saudite nga 20 vende përfshirë edhe Turqinë me përjashtim për shtetasit, diplomatët dhe punonjësit e saj të shëndetësisë.
Sipas të dhënave të fundit në Arabinë Saudite, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën 7.848 persona ndërsa janë regjistruar 490.464 raste dhe janë shëruar 470.328 pacientë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...